LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Abrashi, ky ministër i turpit

Qeriqi: Abrashi, ky ministër i turpit

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur ministër të turpit, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin.

Sipas Qeriqit, qeveria po ankohet se nuk ka mjete për të kryer obligimet ndaj veteranëve, e në anën tjetër, ministri Abrashi ka shkuar në Shqipëri me delegacionin e tij për t’i bërë ndryshimet në ligjin për veteranët dhe shpenzon mijëra euro atje.


Postimi i plotë:

“Përderisa Qeveria e republikës të Kosovës ankohet se nuk ka mjete për ti kryer obligimet ndaj veteranve për pensionet e tyre. E në anën tjeter ministri Abrashi shkon në Shqipëri me delegacionin e tij për ti bërë ndryshimet në ligjin për veteranët dhe shpenzon mijëra euro atje.
Në vend se këto takime të mbahen në Prishtinë dhe ta njoftoj opinionin se për çfarë ndryshime po bëhet fjalë ky ministër ik atje per ti mbajtur fshehurazi opinionit këto takime dhe këto ndryshime ligjore.
Poashtu ato mjete që I ka shpenzuar atje më mirë kishte me qenë ti ndertohej një shtëpi naj veteran apo ndonje skamnori me nevoj,apo ndoshta nuk ka pasur mundesi dhe kushte që këto takime të mbahen këtu.Pas kësaj po fshihet diqka e madhe dhe kisha kërkuar një sqarim nga ky ministër I turpit”, (sic.)./Telegrafi/