LAJMI I FUNDIT:

Qëndroni të shëndetshëm, mirëmbani peshën dhe shmangni sëmundjet vetëm duke ecur 15,000 hapa në ditë

Qëndroni të shëndetshëm, mirëmbani peshën dhe shmangni sëmundjet vetëm duke ecur 15,000 hapa në ditë

Të gjithë kemi dëgjuar se duhet të ecim 10,000 hapa në ditë për të qenë të shëndetshëm, por hulumtimet e reja tregojnë se, përderisa 10,000 hapa është më mirë se asgjë, ajo mund të mos jetë shifër e mjaftueshme për të qenë plotësisht të shëndetshëm.

Studimi, i publikuar në “International Journal of Obesity”, i ka monitoruar disa punëtorë të pozitave të ndryshme, por kryesisht shpërndarës të postave. Secili nga punëtorët kishte vënë një matës aktiviteti dhe atyre ua kishin matë indeksin e masës trupore, madhësinë e belit, nivelin e sheqerit në gjak dhe profilin e kolesterinës përgjatë studimit – të gjithë këta cilësohen si faktorë të rrezikshëm për sëmundje të zemrës, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kishin treguar diçka krejtësisht të pritshme, ata të cilët kishin qëndruar shumicën e ditës ulur kishin pasur indeks më të lartë të masës trupore, bel më të gjerë, kontroll më të dobët të sheqerit në gjak dhe nuk kishin qenë aq të shëndetshëm sa i përket kolesterinës, ndryshe nga ata të cilët vazhdimisht kishin ecur gjatë ditës. Në fakt, për çdo orë që kishin qëndruar ulur pas pesë orëve orar pune, pjesëmarrësit kishin pasur një rrezik të rritjes prej 0.2% për të zhvilluar sëmundje të ndryshme të zemrës.

Megjithatë, punëtorët të cilët kishin ecur 15,000 hapa në ditë apo më shumë (që është përafërsisht 10 km), ose kishin qëndruar në këmbë për shtatë orë ose më shumë, kishin pasur indeks normal të masës trupore, bel mesatar dhe nuk kishin pasur karakteristika të ndonjë sindrome metabolike. Mbi të gjitha, rreziku i tyre për të zhvilluar sëmundje të zemrës kishte qenë shumë më i ulët duke e krahasuar me ata të cilët kishin ecur më pak se 15,000 hapa në ditë.

Pra, ky studim tregon se 10,000 hapa në ditë mund të jetë në rregull, por nëse dëshirojmë t’i eliminojmë rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare ne duhet të synojmë të ecim 15,000 hapa në ditë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori