LAJMI I FUNDIT:

Qëndrim i papritur i Teheranit, me peshë për rajonin: Paqja dhe dominimi turko-iranian, lë jashtë loje vendet arabe!

Qëndrim i papritur i Teheranit, me peshë për rajonin: Paqja dhe dominimi turko-iranian, lë jashtë loje vendet arabe!

Dikur patëm shkruar se roli i Turqisë për paqe të qëndrueshme në Lindje të Mesme do të jetë shumë i madh. Këtë e patëm argumentuar me faktin se meqë Arabia Saudite do të pësojë nga mbështetja që po i bënte rrymave ekstreme në luftën e Sirisë, e meqë Egjipti më nuk e ka fuqinë të vendosë për asgjë në Lindje të Mesme – pikërisht për shkak të ndërprerjes së ndihmave që i vinin më parë nga Saudia – dhe meqë Irani është Persia e dikurshme ndaj të cilës arabët kanë një aversion të theksueshëm dhe nuk e ka lehtë të futet me ushtarë në tokat arabe po që domosdo do të gjejë shtrirje andej, fuqia e vetme që do të depërtojë në vendet arabe nga joarabët do të jetë Ushtria e Turqisë.

Siç ndodh shumë herë tek ne kur flitet për atë pjesë të botës, edhe në këtë rast mendimi jonë ishte kritikuar me emocione dhe me fjalët më të ashpra.

Në fakt, Irani sot është vendi që më së shumti e dëshiron paqen në Lindje të Mesme. Persia e dikurshme ka arsye të jetë e kënaqur. Fitoret shiite – të njëpasnjëshme të arritura gjerë më tani dhe të tjerat që i lexojmë mes rreshtave nga pozicionimet e disa qeverive të rajonit – Iranin po e bëjnë fuqi të pakontestueshme në Lindje të Mesme. Fitorja e Assadit në Haleb e më parë edhe hyrja në Musul të Irakut e Hashdi Sha’bit – forcë kjo paramilitare shiite – japin të kuptojnë se qeveritë arabe janë para një akti të kryer. Arabizmi në Lindje të Mesme, sikur edhe ideja islame e promovuar nga arabët, është para një kolapsi të vërtetë.

Sot, kryeministri turk Binali Yildirim, vizitoi Bagdadin. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore, dhe, siç vërehej edhe nga përcjellja e truprojave që e rrethonin, kryeministri i Turqisë reflektoi peshën e vendit të tij në Bagdadin e udhëhequr prej shiitëve. Për këtë vizitë kaq të rëndësishme dhe me kaq peshë diplomatike, u prononcua menjëherë edhe Teherani zyrtar. Siç deklaroi Ali Akbar Velajati, ish-diplomat me nam i Iranit – e tani njëri ndër njerëzit më të afërt të liderit shpirtëror të Iranit, Ajatullah Ali Hamnei – kishte thënë: “I vlerësojmë lartë përpjekjet turko-irakiane për rikrijimin e marrëdhënieve miqësore mes vete. Duhet të marrin fund zënkat që i kanë përcjell këto dy vende. Dëshirojmë që kështu të veprohet edhe me Sirinë”.

Ajo që posaçërisht vlen të theksohet në këto momente është vizita e kryeministrit turk që i bëri Veriut të Irakut. Është me rëndësi të themi se edhe nëse Iraku nuk është i ndarë në tri shtete, në të shumtën e rasteve në Irak veprojnë tri “qeveri”, sikur të ishin të tri shteteve të ndryshme. Veriu i vendit është në duart e kurdëve që udhëhiqen nga Barzani. Kurdët janë popull me peshë në Irakun e sotshëm. Para disa vitesh, për president të Irakut ishte zgjedhur Xhelal Talebani, një mik i amerikanëve dhe njeriu më me peshë në botën kurde. Vizita e Yildirimit të Turqisë që i bëri kazermës kryesore ushtarake të kurdëve të Irakut, ishte “deklaratë” pa fjalë, por me përmbajtje të thellë se Turqia nuk ka problem me popullin kurd, por me militantët e PKK-së dhe të PYD-së. Në prononcimin e përbashkët para gazetarëve që e bënë Barezani dhe Yildirimin, ky i fundit në mënyrë të qartë tha: “Nëse peshmergët kurdë nuk i luftojnë militantët e PKK-së, Turqia do t’i kryejë detyrat e shtëpisë vet”.

Nëse merret seriozisht deklarata e anës turke dhe nëse përnjëmend zbatohet miratimi i anës kurde se nuk do të lejojnë PKK-në të veprojë në Veri të Irakut, atëherë mund të thuhet se Turqia shkoi edhe një hap përpara si fuqi në Lindje të Mesme.

Dikush me të drejtë mund të pyes: Po çfarë korrelacioni ka vizita e turkut me fuqizimin e Iranit në atë pjesë të botës? Përgjigjja është më se e lehtë: Sepse, me dobësimin e krahut militant të kurdëve dhe me vendosjen e qeverisë proiraniane në Siri, sikur më parë në Bagdad, vendet arabe të shkallmuara nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë depërtimin e mëtutjeshëm iranian në Lindje të Mesme.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Kalo në kategori