Mungesa e stafit të mesëm dhe numri i shumtë i pacientëve në Qendrën Emergjente në QKUK, ka bërë që drejtues të kësaj qendre të kërkojnë ndihmë nga Divizioni i Shëndetësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë qendër brenda 24 orëve është rreth 300, ndërsa ka mungesë të madhe të infermierëve, tha për Radio Kosovën drejtori i kësaj qendre, Basri Lenjani.
Në stinën e verës Qendra Emergjente e QKUK-së po përballet me fluks të shumtë të pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Drejtori i emergjencës, Basri Lenjani thotë se përveç mungesës së materialit shpenzues, shqetësues është fakti i mungesës së infermierëve, për çka edhe është kërkuar ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
‘’Kur fillojnë muajt e verës dhe me ardhjen e njerëzve tanë që punojnë në shtetet e perëndimit ky numër mund të arrijë përafërsisht deri në 300 brenda 24 orëve. Mirëpo, unë i kam kërkuar ndihmë Forcës së Sigurisë-Divizionit të Shëndetësisë dhe ata na i kanë dërguar disa infermierë të cilët do të na ndihmojnë dhe janë pa pagesë, janë vullnetarë të paktën që deri në muaji shtator të bëjmë një zgjedhje afatgjate’’.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjoci është në dijeni për këtë çështje, por siç thotë ai nuk është në kompetenca të SHSKUK-së ta zgjidhë këtë problem.
“Ne kemi mungesa ekstrem të infermierëve do të thotë vetëm aktualisht na mungojnë mbi 300 infermierë që do të na duheshin, ndërsa për gjithë SHSKUK-në mbi 500. Po e shfrytëzoj si rast që të apelojë për të gjitha strukturat vendimmarrëse që të na lejojnë staf infermierësh, në mënyrë që ne të ofrojmë shërbime sa më cilësore për gjithë qytetarët e vendit”.
Vetëm Qendrës Emergjente i nevojiten 20 infermierë, të cilët do të ofronin ndihmë dhe shërbime më cilësore, tha Lenjani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi