LAJMI I FUNDIT:

Qendra Emergjente ndihmohet me instrumente kirurgjike në vlerë 51 mijë dollarë

Qendra Emergjente ndihmohet me instrumente kirurgjike në vlerë 51 mijë dollarë

Zyra amerikane për Koordinim të Mbrojtjes në Kosovë i ka dhuruar sot Qendrës Emergjente të QKUK-së instrumente kirurgjike me vlerë prej 51 mijë dollarësh.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Curr Gjocaj ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë për donacionin me vlerë prej 51 mijë dollarësh, i cili do të lehtësojë punën e shërbimit spitalor emergjent.


Ndërsa shefi i sektorit politik në Ambasadën Amerikane, Stephen Banks, tha se ky donacion është vazhdimësi e shumë donacioneve, të cilat janë dhënë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /KP/