LAJMI I FUNDIT:

PZAP sot vendos nëse do t’i rinumërohen votat e një kandidati të LAA

PZAP sot vendos nëse do t’i rinumërohen votat e një kandidati të LAA

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa sot pritet që të marrë vendim nëse do t’i rinumërohen votat apo jo kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Vehbi Imeri.

Imeri, në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP, pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë, por që PZAP-i ia kishte refuzuar.


Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Kryeshefi i PZAP-it, Mul Desku, tha për KosovaPress se sot do të vendoset në lidhje me këtë ankesë.

“Posa ta marrim vendimin njoftohet pala dhe KQZ për këtë”, tha Desku për KosovaPress.

Desku tha se nuk mund të prejudikojë në lidhje me vendimin, ndërkohë që nuk vendoset përfundimisht nga Paneli.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori