LAJMI I FUNDIT:

Putin: Bota do të zhduket, por jo nesër!

Putin: Bota do të zhduket, por jo nesër!

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përjashtuar mundësinë që të premten të ndodhë fundi botës, siç kanë thënë mayat.

Në pyetjen se pse konferencën e tij të parë të madhe për gazetarë, pas kthimit në Kremlin, e ka organizuar një ditë para “fundit të botës”, ai ka thënë se e di se kur do të ndodhë kiameti.

“Unë e di se kur do të ndodhë fundi i botës”, tha ai dhe bëri një pauzë “dramatike”. “Do të ndodhë për nja 4.5 miliardë vite. Nga ajo që mbaj mend, ky është sistemi i funksionimit të Diellit tonë. Gjithçka do të mbarojë dhe reaktori do të digjet e ky do të jetë fundi i botës. Por, para kësaj do të shndërrohet në një xhuxh të vogël të bardhë”.


Në pyetjen nëse ka frikë, Putini është përgjigjur: “Pse të kemi nga e pashmangshmja”. /Telegrafi/