LAJMI I FUNDIT:

Pushime si të mbretit saudit Selman: Një mijë persona mysafirë, 100 milionë dollarë shpenzime, 800 dhoma dhe 200 vetura të rezervuara (Foto/Video)

Pushime si të mbretit saudit Selman: Një mijë persona mysafirë, 100 milionë dollarë shpenzime, 800 dhoma dhe 200 vetura të rezervuara (Foto/Video)

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman in Abdulaziz el Saud, njihet si një person që nuk i pëlqen edhe aq shumë të kursejë, dhe kështu gjatë pushimeve i ka shpenzuar hiq më pak sa 100 milionë dollarë.

Mbretit Salman i pëlqen të pushojë në Tangier të Markout, dhe edhe kësaj vere ka vendosur të kalojë pushimin vjetor në këtë vend, kurse në aeroport e ka pritur kryeministri i Marokut, Sadin Otman, transmeton Telegrafi.


Salman in Abdulaziz el Saud është shoqëruar nga më shumë se një mijë persona. Për ministrat, këshilltarët dhe të afërmit e tij, ishin rezervuar mbi 800 dhoma në hotelet më luksoze të qytetit.

Gjithashtu, janë marrë me qira mbi 200 vetura, kurse vetë mbreti kishte marrë nga vendlindja e tij disa biçikleta unike. Për aranzhimin e pushimeve të tij ishte angazhuar një kompani, që kishte punësuar një staf të mrekullueshëm që të përgatisin specialitete të ndryshme për mbretin saudit.

Edhe pse mund të tingëllojë si megalomani, këto pushime nuk janë diçka e pazakontë për mbretin. Gjatë marsit ai kishte udhëtuar për në Indonezi, ku mbi 459 ton bagazh dhe dy vetura luksoze të tipit Mercedes ishin dërguar në hotelin ku kishte qëndruar. Por, në këtë udhëtim ai kishte marrë me vete më pak persona – vetëm 620.

Këto pushime në Marok kanë një kosto prej hiq më pak se 100 milionë dollarë, më saktë 1.5 përqind e të hollave nga 6.5 miliardë dollarë që Maroku planifikon t’i fitoj gjatë këtij sezoni turistik.

Brenda kompleksit ku pushon mbreti gjendet edhe një spital i veçantë por nuk mungon as restoranti i dedikuar për njerëzit e rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori