LAJMI I FUNDIT:

Pushime përrallore për muajin e mjaltit në Titanic Deluxe

Pushime përrallore për muajin e mjaltit në Titanic Deluxe

Një nga plazhet më të veçanta në Belek i përket hotelit me pesë yje, Titanic Deluxe. Ky hotel ofron diçka për secilin, duke filluar nga aktivitetet e ndryshme sportive që organizohen e deri tek ahengjet në pishina.

I hapur në pranverë të 2013-tës, ky hotel ka arritur të bëjë klientët të shumtë për vete fal pamjes panoramike që ka vendi në të cilin është i pozicionuar ky hotel dhe ofertave të veçanta për çifte.

Titanic Deluxe gjithashtu njihet si hoteli me më së shumti hapësirë Golfi, 1 Milionë katrorë fushë Golf-i dhe nuk ka hotele tjera afër kështu që mysafirët të kenë qetësinë që meritojnë në pushimin e tyre.

Hoteli ka mbi 600 dhoma, 1200 shtretër në total me mbi 13 lloje të dhomave, 13 bare (24 orë shërbim), night club, 10 pishina (3 të mbyllura), pishine me ujë nga deti (345m2), 11 Restaurante, 130.000 m2 SPA (2 Fitness salla, 2 Sauna, 2 Hamam, 2 Snow Room, 2 Vitamin Bar, 2 Steam Bath), e gjithë kjo hapësirë është në dispozicion të musafirëve pa pagesë!

Çfarë e bënë të veçantë këtë hotel për çifte është pakoja “HoneyMoon” e cila përfshin dekorim të veçantë të dhomës, shampanjë në dhomë, dhe shumë befasi tjera që do të ju bëjnë ta mbani mend për një kohë të gjatë muajin tuaj të mjaltit!

Telegrafi dhe MaxTravel gjatë sezonës do të ju sjellin rekomandime të hoteleve të ndryshme për t’ju dhënë ide se ku mund t’i kaloni pushimet gjatë kësaj vere.

Ndryshe, “Titanic Deluxe” ofron zbritje deri në 40 për qind për çiftet nga Kosova dhe klientët e MaxTravel. Oferta vlen deri me datën 25 maj, mos e humbisni këtë ofertë të këtij hoteli të veçantë

Artikull i sponzorizuar