0Shares

Pedro Viloria, që punon në një qendër të ushqimit të shpejtë ‘McDonald’s’ në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ka kërcyer nga dritarja dhe e ka shpëtuar një grua me dy fëmijë, që kishte humbur ndjenjat në veturë.

Më të parë shoferen në gjendje të pazakontë dhe makinën që lëvizte ngadalë, 22-vjeçari ka vepruar me shpejtësi dhe i ka dalë në ndihmë gruas, transmeton Telegrafi.

Ai e ka ndaluar veturën, vetëm pak momente para se të dilte në rrugë dhe parandaloi ndonjë aksident të mundshëm.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një polic jashtë detyrës, që ka lajmëruar menjëherë njësitet policore, të cilët kanë shkuar shpejtë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se nëna e dy fëmijëve tash është në gjendje të mirë, ndërsa nuk dihet se çfarë ia shkaktoi humbjen e vetëdijes. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)