LAJMI I FUNDIT:

Punime të mahnitshme me figurina dhe gjëra të përditshmërisë (Foto)

Punime të mahnitshme me figurina dhe gjëra të përditshmërisë (Foto)

Tatsuya Tanaka nga Japonia, e ka krijuar setin e ri të punimeve përmes gjërave të përditshmërisë dhe figurinave.

Lëvorja e bananes, copa e bukës, apo kitara, janë bërë baza ku artisti i ka vendosur njerëzit në miniaturë, transmeton Telegrafi.


I inspiruar nga vende të ndryshme, që në shikim të detajuar kanë kuptim tjetër, ai i ka kryer instilacionet dhe i ka fotografuar nga afër.

“Brokoli dhe majdanozi mund të duken si mal, kurse gjethet që notojnë nëpër sipërfaqen e ujit si barka të vogla. Shtojani edhe njerëzit dhe e keni pamjen e qartë”, ka thënë Tanaka.

Nëpërmjet këtyre veprave, ai dëshiron që të gjithë të shohin botën në mënyrë siç e sheh ai – jo vetëm fotografinë e madhe por edhe atë që mund të nxirret prej saj.

Në imazhet e postuara më poshtë, mund të shihni disa nga veprat e tij interesante. /Telegrafi/