0Shares

Punëtorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm nuk po mund të durojnë më padrejtësitë e menaxhmentit të kësaj zyre. Ata janë lodhur nga favorizimet, diferencimet dhe mospërfillja që po ua bën shefi i tyre, Lage Olofsson.

Kanë filluar të kundërshtojnë veprimet e tij. Këtë e kanë bërë fillimisht me një letër që ia ka dërguar atij Sindikata e punëtorëve të kësaj zyre.

Në rast se edhe pas letrës së marrë nuk ndryshon qasja e tij, sipas Kohës Ditore, punëtorët kanë paralajmëruar forma të tjera të kundërshtimit ndaj mënyrës se si Olofsson po udhëheq me Zyrën që merret me kontrollimin e raporteve financiare të institucioneve. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)