LAJMI I FUNDIT:

“Punëdhënësit janë të detyruar t’i mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta”

“Punëdhënësit janë të detyruar t’i mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta”

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kujton punëdhënësit për detyrimin se duhet t’i mbrojnë punëtorët gjatë kohës së temperaturave të larta.

MPPS porosit që në tre ditët e ardhshme të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa gjithë personat tjerë në rast të komplikimeve shëndetësore, menjëherë të paraqiten tek mjeku amë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga punëdhënësit kërkohet që ta riorganizojnë orarin e punës, me qëllim që t’ju iket aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, si dhe sigurim të pushimit dhe lëngjeve të mjaftueshme.

Gjithashtu, rekomandohet që mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, veçanërisht rekomandohet që institucionet arsimore për përkujdesjen e fëmijëve të mos i nxjerrin fëmijët jashtë dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në periudhën e njëjtë./Telegrafi/