LAJMI I FUNDIT:

Orari i natës ndërlidhet me kancerin e vezoreve

Orari i natës ndërlidhet me kancerin e vezoreve

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar lidhjen mes punës së natës dhe rrezikut për 49 për qind më të madh nga sëmurja prej kancerit të vezoreve.

Rezultatet e mbledhura prej rreth 3 mijë të të studiuarve, i ka publikuar revista “Occupational and Environmental Medicine”, transmeton Telegrafi.

Lidhja mes punës së natës dhe kancerit të vezoreve ka qenë më e theksuara te femrat më të moshuara se 50 vjet.

Hulumtuesit besojnë se si rezultatet e tyre është e mundur që të sqarohen me ndryshimet në praninë e hormonit të gjumit, melatoninës, te femrat që punojnë natën.

Kjo mund të ndikojë në efektin e hormonit të estrogjenit dhe paraqitjen e dëmtimit të ADN-së, sqarojnë shkencëtarët.

Disa studime të mëhershme tashmë kanë lidhur punën në ndërrime të natës me mundësitë më të mëdha nga sëmurja prej kancerit të gjirit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori