LAJMI I FUNDIT:

Pulë në mënyrë spanjolle me oriz e domate

Pulë në mënyrë spanjolle me oriz e domate

Do t’iu kushtojë shumë pak kohë të gatuani një recetë kaq të shijshme.

Përbërësit:

▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 1 qepë (e prerë imët)
▪ 2 copë gjoks pule (pa kocka)
▪ çerek filxhani pastë domateje
▪ 1 lugë gjelle spec i kuq (jo djegës)
▪ gjysmë luge gjelle fara kumini
▪ 1 lugë gjelle spec (jo pikant)
▪ pak piper të zi
▪ 2 copë spec të kuq (të ëmbël, të pjekur)
▪ 2 filxhanë domate të konservuara
▪ 1 filxhan spec të gjelbër (të prerë)
▪ një e gjysmë filxhan ujë
▪ 1 filxhan oriz kaf
▪ 1 grusht ullinj 

Përgatitja:

Nxehni pak vaj në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.

Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë imët dhe kavardiseni për 5 deri në 8 minuta, derisa qepa të marrë ngjyrë të artë.

Shtoni mishin e pulës dhe kavardiseni derisa të marrë ngjyrën e kaftë, për gati 3 minuta.

Më pas hidhni purenë e domateve, kuminin, piperin, piperin e kuq, piperin e gjelbër dhe domatet.

Gatuajini për 3 minuta të gjitha bashkë, shtoni ujin dhe lëreni derisa ai të arrijë pikën e vlimit, pas kësaj hidhni orizin dhe lëreni të ziejë për 22 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni ullinjtë në rrathë të vegjël dhe hidhini brenda.

Shërbejeni të ngrohtë.