LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti për identifikimin e personave të paregjistruar në Kosovë

Publikohet raporti për identifikimin e personave të paregjistruar në Kosovë

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar Raportin e Grupit punues për identifikimin e pjesëtarëve të paregjistruar në Kosovë, me fokus komunitetin, rom, ashkali dhe egjiptian.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Lulzim Ejupi, tha se ky ka qenë një projekt i një rëndësie të veçantë për regjistrimin e këtyre qytetarëve, sepse është e drejtë që secili qytetar duhet të jetë i regjistruar


“Agjencia e Regjistrimit Civil ka krijuar lehtësira për regjistrimin e këtyre personave, si lirimi nga taksat dhe ka pasur një koordinim për të gjithë aktivitetin në nivelin e duhur. Ky aktivitet do të vazhdoj edhe me personat që kanë mbetur pa regjistruar, me një koordinim edhe me partnerët në këtë projekt”, theksoi Ejupi.

Ndërsa shefi i Misionit të UNHCR në Kosovë , Narasimha Rao, vuri në dukje se janë bërë përpjekje për të ndihmuar në krijimin dhe lehtësimin e regjistrimit të qytetarëve të pa regjistruar.

Ai tha se regjistrimi është bërë për qytetarët që janë brenda Kosovës dhe atyre që janë jashtë Kosovës, si në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Raporti u publikua me të gjeturat e një studimi për numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që nuk kanë dokumente personale.

Të gjeturat e këtij studimi janë: nga gjithsej intervistimi i 24.532 pjesëtarëve, në 5.383 familje të këtij komuniteti, vetëm 618 janë të paregjistruar askund në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori