LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e para të shtënave në Paris, ku humbën jetën dy policë (Foto/Video)

Publikohen pamjet e para të shtënave në Paris, ku humbën jetën dy policë (Foto/Video)

Këto janë pamjet e para të shtënave me armë në Paris, ku si pasojë mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë të plagosur rëndë.

Në këtë sulm ka mbetur i vdekur edhe njëri nga dy sulmuesit, i cili në ato momente po shtinte me kallashnikov drejt veturës së policisë.


Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Champs Elysee, që konsiderohet si një nga bulevardet më të frekuentuara në botë.

Sulm në Paris, vriten dy policë dhe sulmuesi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulm në Paris, vriten dy policë dhe sulmuesi (Foto/Video)

Autoritet e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesit të dytë që është në arrati, dhe kanë bërë të ditur se rastin janë duke e cilësuar si “sulm terrorist”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i punëve të brendshme dhe presidenti i vendit, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie.

Në videon e postuar më poshtë shfaq momentin kur fillojnë të shtënat me armë. /Telegrafi/