LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e dhunshme të grabitjes së bandës italo-shqiptare, shkelmin në fyt klientes që nuk lëshonte çantën (Video)

Publikohen pamjet e dhunshme të grabitjes së bandës italo-shqiptare, shkelmin në fyt klientes që nuk lëshonte çantën (Video)

Policia italiane ka publikuar sot, pamjet e njërës prej grabitjeve të bandës së rrezikshme kriminale italo-shqiptare që grabiste bizneset në provincën e Barit. Ndër grabitësit, dy janë shqiptarë.

Mëngjesin e sotëm, Policia italiane ka zhvilluar operacionin ‘San Lorenzo” ku ekzekutuar masën e arrestit me burg dhe arrestit shtëpiak lëshuar nga Gjykata e Barit në ngarkim të 7 qytetarëve italianë dhe dy shqiptarëve, anëtarë të një organizate kriminale që plaçkiste bizneset tregtare, njoftojnë mediat italiane, përcjell Syri.net.


Grupi kriminal ishte përgjegjës për 69 plaçkitje të armatosura të bizneseve në gjithë provincën e Barit me vlerë mbi 80 mijë euro.

Për të shpëtuar pas grabitjes, ata përdornin makina Fiat Uno, të vjedhura, të cilat i digjnin.

Një ndër të arrestuarit shqiptar është Nazmi Buthi, 27 vjeç dhe të tjerët:

Në arrest me burg:

D’AMBROSIO Ettore, lindur në Bari, 35 vjeç

FORNARELLI Gaetano, lindur në Bari, 40 vjeç

GISMUNDO Nicola, lindur në Bar, 26 vjeç;

VALERIO Nicola, lindur në Bari, 27 vjeç.

Në arrest shtëpie:

ATTANASIO Antonello, lindur në Conversano, Bari, 35 vjeç;

BUTHI Nazmi, lindur në Shqipëri, 27 vjeç;

CASSANDRA Damiano, lindur në Bari, 22 vjeç;

SERAFINO Francesco, lindur në Bari, 42 vjeç)