LAJMI I FUNDIT:

PSP nuk ka marrë ende kërkesë për ‘filtrimin’ e ministrave (Video)

PSP nuk ka marrë ende kërkesë për ‘filtrimin’ e ministrave (Video)

Zoran Zaev ende nuk ka dërguar emrat e ministrave të propozuar në shqyrtim tek Prokuroria Speciale, për të parë nëse janë nën ndonjë hetim. Zaev tha se ekipi i tij juridik po përpilon kërkesën dhe ditëve në vazhdim do të dërgohet në adresë të speciales. Zaev nuk deshi personalisht të komentojë nëse ka njohuri për ndonjë prej ministrave që është i inkriminuar.

“Nëse duam ta kthejmë shtetin ligjor, nuk ka mundësi që njerëz të dënuar për kriminalitet ose që janë të përshirë në kriminalitet të bartin funksione të rëndësishme publike…Edhe kur i publikonim bombat, ne ishim shumë të kujdesshëm pasi nuk pretenojmë të jemi as prokuror as gjykats. Gjithçka që ishte indikacion ose dyshim për shkelje ligji,kriminalitet, shkelje të Kushtetutës ne e publikuam dhe tani ka institucione që do të prononcohet për këto çështje”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.


Nga Prokuroria Speciale për televizionin Shenja thanë se janë në pritje të kërkesës së lideri të socialdemokratëve.

I pyetur nëse të njëjtën kërkesë do ta dorëzojë edhe para Prokurorisë së Marko Zvërlevskit e cila po heton ish kryetarin e Strugës, Dibrës, Studeniçanit, Dollnenit, e Sveti Nikoles për krim financiar dhe keqpërdorim të detyrës, Zaev tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, njofton TV Shenja.

“Ju sot më keni kapur me deklaratë para Prokurorisë Publike. Thuajse çdo javë jam në prokurorinë e Marko Zvërlevskit dhe mua nuk më duhet vërtetim se a jam ose jo nën hetime…Nëse kërkoj nga Prokuroria Publike mendim për ministrat e BDI-së, më mirë të kërkoj nga Nikolla Gruevski, Prandaj nuk do të kërkoj për asnjërin”, deklaroi më tej Zaev.

Më 15 maj, Prokuroria Themelore njoftoi se Policia Financiare ka ngitur padi penale kundër 4 ish kryetarëve të komunave të Strugës, Dibrës, Studeniçanit, Dollnenit dhe Sveti Nikoles për keqpërdorimin e pozitës zyrtare që është bërë nëpërmjet shpalljes së tenderëve.

Nga Prokuroria Themelore nuk dhanë detaje se për cilët kryetar ose gjatë cilave mandate kanë ndodhur keqpërdorimet, por vetëm tha se do të bëhet hetime dhe shqyrtime të padive që përmbajnë provat për krimin e bërë, dhe më pas do të ngritet edhe akuza. Edhe pse televizioni jonë është interesuar disa herë tek Prokuroria Publike për rrjedhën e këtij hetimi, ende nuk ka ndonjë epilog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori