LAJMI I FUNDIT:

Psikoanalitikët tërheqin vërejtjen që mënyra se si e mban dikush cigaren zbulon shumëçka për personalitetin e tij të fshehur

Psikoanalitikët tërheqin vërejtjen që mënyra se si e mban dikush cigaren zbulon shumëçka për personalitetin e tij të fshehur

Psikoanalitiku William Neutra beson që mënyra në të cilën njerëzit mbajnë cigaren flet shumë për personalitetin e tyre dhe hulumtimet e tij mund të gjejnë zgjidhjen për shërim

T’i shikojmë konkluzione e tij.

Psikoanalitiku nga Los-Angeles i ka kategorizuar duhanpirësit në bazë të asaj se si e mbajnë cigaren. Ai beson që në këtë mënyrë mund të zbulohen lidhjet sekrete për personalitetin dhe varësinë, transmeton Telegrafi.

William Neutra ka përdorur këtë mënyrë për t’i shëruar pacientët e vet. Gjeni se cilit tip i takoni dhe mësoni diçka për veten!

Tipi A: Kjo mënyrë e mbajtjes së cigares flet që personi ka natyrë të pasigurt dhe me siguri mbështetet shumë tek partneri i vet.

Tipi B: Nëse dikush mban kështu cigaren, kjo do të thotë që nuk është i interesuar për të biseduar dhe mezi pret që të ikë.

Tipi C: Ky gjest do të thotë që jeni inteligjent, të kujdesshëm dhe të sofistikuar, me tendenca që të mendoni thellësisht për çdo gjë.

Tipi D: Doktor Neutra beson që ky gjest tregon që personi është jostabil dhe gënjen, që është ai që nuk duhet t’i besohet. Me njerëzit e këtillë nuk është edhe e lehtë të përballesh!

Tipi E: Për dallim nga shembulli i mëparshëm, kjo zbulon që personi është shumë i hapur dhe di çfarë dëshiron. Personi i këtillë është i vendosur dhe kokëfortë.

Tipi F: Ky person është shumë i shoqërueshëm, i qetë, joformal dhe dëshiron të shoqërohet.

Tipi G: Ky person është shumë i guximshëm dhe gjithmonë dëshiron të rrezikojë.

Tipi H: Ky person është fantazues dhe ëndërrues, i cili ndonjëherë humbet në mendimet e veta dhe në mesin e miqve fillon të flasë për temë tjetër.

Tipi I: Nëse dikush mban kështu cigaren, kjo do të thotë që çdo gjëje i qaset me pesimizëm, me dyshime dhe me kujdes tepër të madh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori