LAJMI I FUNDIT:

Pse pronarët e qenve kanë bebe më të shëndetshme

Pse pronarët e qenve kanë bebe më të shëndetshme

Shumica e prindërve brengosen për ndikimin që kafshët e tyre shtëpiake mund ta kenë në beben e re.

Ndër brengat më të zakonshme janë bakteret, menaxhimi i kohës, si dhe fakti se a mund të jetë qeni i rrezikshëm për beben.


Sidoqoftë, më në fund shkenca vjen me disa lajme të mira për të gjithë prindërit që duan t’i mbajnë të dy: edhe qenin edhe beben.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se për beben krijohet një ambient më i shëndetshëm kur në shtëpi është prezenca e qenve.

Ndër tjera, të dhënat e përpiluara nga Universiteti i Albertas kanë treguar se ekspozimi në fazat e hershme të jetës – p.sh, në muajt e parë të bebeve – e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve alergjike dhe mbipeshës.

Këto përfitime fillojnë të shfaqen edhe kur bebja është ende në mitër.

Ky studim pa dyshim se është lajm i mirë për të gjithë pronarët e qenve. /Telegrafi/