LAJMI I FUNDIT:

Pse ngritja e peshave në palester është e mirë për femra

Pse ngritja e peshave në palester është e mirë për femra

Kur është fjala për ngritjen e peshave, femrat kanë ‘frikë’ t’u afrohen atyre e lëre më të bëjnë ushtrime me pesha, sepse frikësohen mos trupi i tyre po merr pamje mashkullore. Por, nëse ushtrimet me pesha i kombinoni me ushtrimet kardio dhe ushqimin e duhur, atëherë rezultatet do të jenë mbresëlënëse.

Në fakt, kombinimi i këtyre dy ushtrimeve ju mundëson të humbni më peshë shpejt dhe të merrni një pamje të tonifikuar dhe joshëse.


Këto janë disa nga përfitimet që i sjellë ushtrimi me pesha:

– Trajnimi i forcës do t’ju bëjë më të fortë. Dhe kur është bërë forca një gjë e keqe?

– Ndërtimi i muskujve ju jep formë joshëse dhe aestetike

Pjesa më e mirë është që ju keni aftësinë për të përfituar atë formë saktësisht ku ju doni atë! Ju mund të bëni pamjen më simetrike (që është një shenjë e bukurisë në të gjitha kulturat), balanconi trupin tuaj të sipërm me trupin tuaj më të ulët dhe të krijoni iluzionin e një beli më të vogël nëse nuk e keni një të tillë. Ndërtimi i një fiziku të bukur është një zgjedhje e bërë në palestër.

Trajnimi i forcës ndihmon edhe në mbështetje të shtyllës kurrizore. Forcimi i muskujve të shpinës mund t’i lehtësojë dhimbjet. Ndërtimi i muskujve të përgjithshëm do t’ju ndihmojë të qëndroni drejt dhe të dukeni më të sigurt.

Muskujt ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe shpejtojnë metabolizmin tuaj. Nëse ushtroni me pesha, trupi juaj djegë më shumë kalori edhe pasi ta përfundoni sesionin ushtrimor, por kjo nuk është leje për të ngrënë çdo gjë që dëshironi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori