LAJMI I FUNDIT:

Pse kurrë nuk ka shkuar në ‘pub’ Majlinda Kelmendi!?

Pse kurrë nuk ka shkuar në ‘pub’ Majlinda Kelmendi!?

Kampionia e botës xhudo Majlinda Kelmendi e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka treguar për herë të parë disa detaje për jetën e saj.

“Kam filluar të merrem me këtë sport sepse edhe palestrën e kisha afër shtëpisë në Pejë.E doja shumë xhudon dhe isha e vendosur të investoja në këtë sport” tha Kelmendi. E pyetur si ka qenë adoleshenca e saj, 25-vjeçarja tha “Unë nuk kam shkuar kurrë në një diskotekë si bashkëmoshataret e mia. Mami më thoshte shko, pse nuk shkon, të gjitha vajzat e tjera shkojnë. Unë kisha vetëm një qëllim të isha më e mira në xhudo”.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Majlinda Kelmendit
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Majlinda Kelmendit

Olimpiada e parë e Majlinda Kelmendit ishte në Londër 2012 kur përfaqësonte ngjyrat kuq e zi. “Dështimi në atë olimpiadë ka qenë një goditje shumë e rëndë për mua. Ishte një humbje e pamenduar si pasojë e një gabimi të pafalshëm. E kam vuajtur shumë dhe më është dashur kohë për ta marrë veten tha Kelmendi në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Në lojërat e Rio 2016 ishte momenti i artë për shqiptarët, por këtë herë me flamurin e Kosovës. “Ishte e jashtëzakonshme ajo që ndodhi në Brazil. Për mua finalja ishte ndeshja e gjysmë-finales. Ajo përballje ka qenë më e vështira sepse kundërshtarja ishte sfiduesja më e madhe në këtë olimpiadë. Kur e fitova atë ndeshje isha e bindur se do të fitoja medaljen e artë”.

Ndërkohë kampionia e botës thotë se ka përballë të tjera sfida duke u përgatitur për lojërat e ardhshme. I gjithë ky sukses sipas saj ka ardhur si pasojë e një pune dhe stërvitje me shumë përkushtim.

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori