Nëse keni luajtur bixhoz ndonjëherë, mund të keni vënë re se një humbje e ngushtë ju bën të doni ta vazhdoni lojën
Ky është vetëm një shembull nga keqinterpretimi i fitimit, të cilin njerëzit shpesh e bëjnë në kazino. Një tjetër: nëse e zeza hidhet pesë herë rresht, e kuqja duhet të “dalë” – apo jo? Gabim.
Tani, shkencëtarët mendojnë se e kanë identifikuar mekanizmin në tru i cili i nxit kumarxhinjtë problematikë të bëjnë shtrembërime të tilla konjunktive më shumë se të tjerët, transmeton Telegrafi.
Ata kanë zbuluar se njerëzit tek të cilët insula – zona e trurit që luan një rol kyç në emocione – ishte e dëmtuar, nuk joshen të vazhdojnë lojën pas humbjeve të ngushta ose pas një vargut të fatit të kuq ose të zi.
Të gjitha grupet e tjera të pjesëmarrësve – duke përfshirë edhe pacientët me dëmtime në pjesët e tjera të trurit, si dhe pjesëmarrësit e shëndoshë – ishin joshur.
“Bazuar në këto rezultate, ne besojmë se insula mund të jetë hiperaktive tek kumarxhinjtë problematikë, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj këtyre gabimeve të të menduarit”, tha dr. Luke Clark nga Universiteti i Cambridge, studiuesi kryesor i studimit të publikuar në PNAS.
“Trajtimet e ardhshme për varësinë nga bixhozi mund të kërkojnë ta reduktojnë këtë hiperaktivitet, ose përmes ilaçeve ose me teknika psikologjike si terapia e ndërgjegjshmërisë. ”
Hulumtimet e tjera kanë treguar se kumarxhinjtë problematikë janë të prirë për këto keqinterpretime të njohura si “falsitete të kumarxhinjve.”
Bixhozçinjtë problematikë përbëjnë rreth 2.3 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.
Bixhozi problematik tani është klasifikuar si një varësi e sjelljes nga Shoqata Psikiatrike Amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel