LAJMI I FUNDIT:

Pse keni dhimbje gjatë raportit seksual?

Pse keni dhimbje gjatë raportit seksual?

Çfarë tregojnë ato, shenjat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë.

Dhimbja gjatë raportit seksual (dispareunia) është një dhimbje ose siklet në zonat labiale, vaginale ose pelvike, gjatë ose pas raportit seksual. Një gjendje e tillë mjekësore është e përshkruar që në shkrimet e lashta egjiptiane.

Sot, shumica e shkaqeve të dispareunisë mund të zbulohen dhe trajtohen shumë lehtë.

Numri i grave që përjetojnë dhimbje gjatë aktit është i panjohur, për shkak se simptomat janë të ndryshme. Gjithashtu, në shumë raste gratë e kanë të pamundur të diskutojnë lirisht me gjinekologun praktikat seksuale.

Shenjat dhe simptomat e dispareunisë

Tek gratë, simptomat e dispareunisë përfshijnë dhimbjen në vaginë gjatë aktivitetit seksual, në hyrje të vaginës ose më në thellësi të saj. Disa gra përjetojnë vaginismus, kontraktimin e muskujve vaginalë gjatë penetrimit. Gratë me vaginismus kanë dhimbje jo vetëm gjatë seksit, por edhe gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.

Shkaqet

Identifikimi i shkakut të dispareunisë është hapi më i rëndësishëm, pasi vetëm më pas mund të diskutohen mundësitë e trajtimit.

Vagjinizmi, sëmundja që prek vetëbesimin tuaj: Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Lexo po ashtu Vagjinizmi, sëmundja që prek vetëbesimin tuaj: Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Shkaqe të tjerë të dhimbjes gjatë aktit seksual

Edhe pse dispaerunia shpesh shkaktohet nga gjendje lehtësisht të trajtueshme, ndonjëherë mund të jetë simptomë e një problemi më serioz.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Nëse përjetoni përkeqësim të dhimbjes gjatë ose pas aktit seksual, gjakderdhje ose sekrecione duhet të drejtoheni menjëherë tek një mjek i specializuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori