LAJMI I FUNDIT:

Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?

Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?

Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon. Tani këto mrekullitë e teknologjisë mund të ju japin udhëzime, ju lejojnë të porositni një pica, luani lojëra dhe të shikoni filma në të njëjtën kohë. Të gjitha këto tipare të mëdha janë për shkak të risive të mëdha të cilat fshihen pas sistemeve operative që i fuqizojnë këto pajisje mobile. Në një det të telefonave mobil, pesë sistemet operative janë duke luftuar për vëmendjen tonë.

1. BlackBerry – Një nga telefonat e parë mobil që kishin sistem të fuqishëm operativ vjen nga kompania RIM, e cila prodhon telefonat e mençur BlackBerry. Kur BlackBerry i parë e goditi tregun e telefonave mobil, ai i dedikohej përdoruesve të biznesit. BlackBerry i lidhur me email’at korporativ e bëri të lehtë për bizneset të qëndrojnë të lidhur në një botë e cila po bëhej gjithnjë e më dinamike. BlackBerry tani është duke kërkuar për të fituar konsumatorët. Kompania mund të ketë humbur vendin e parë, por ata nuk janë duke shkuar më poshtë, pa luftë. Më i dukshëm në këtë luftë është tableti PlayBook, të cilin kompania RIM e ka prezantuar së fundmi.


2. WebOS – Palm ishte dikur majën e pajisjeve që ndryshe njiheshin edhe si menaxherë të informacionit personal. Telefoni i saj i mençur – PalmPre është duke sfiduar tregun e telefonave mobil gjithnjë e më shumë. E rëndësishme është se zhvilluesit dhe programerët ende e duan këtë sistem operativ. Kjo është kryesisht për shkak të faktit, se sa e lehtë është për të zhvilluar një aplikacion të vogël për pajisjet e serisë PalmPre. Megjithëse Palm është tani pjesë e HP-së, WebOS vazhdon të rritet dhe të zgjerohet. HP tani është duke kërkuar për të lëvizur më tej. WebOS ka lëvizur nga tregu i telefonave të mençur mobil në atë të kompjuterëve tablet me lansimin e menjëhershëm të HP Slate.

3. Windows Phone 7– Microsoft asnjëherë nuk ka qenë me të vërtetë një lojtar i madh në tregun e telefonave mobil. Sigurisht, ata edhe më parë kanë pasur sisteme operative, por ata gjithmonë kanë qenë pas liderëve të tregut si Palm apo RIM. Tani, Microsoft ka një sistem të ri operativ që ndryshon lojën e këtij gjiganti të programeve kompjuterike. Windows Phone 7 është mbi të gjitha lidhje. Ky sistem operativ lidhet me dyqanin virtual Zune, i cili ka të hapur një zgjedhje të madhe të muzikës. Dyqani virtual gjithashtu lidhet edhe me Xbox Live, duke i dhënë kështu përdoruesit qasje në lojëra dhe rrjetin e lojërave XBL. Ky është një projekt ambicioz nga Microsoft dhe beteja do të jetë e vështirë për këtë kompani.

4. Android – Android është një sistem operativ i zhvilluar nga Google. Kur Android për të parën herë doli në treg, i njëjti u prit me një dozë të madhe të refuzimi dhe nuk u pëlqye nga njerëzit. Mirëpo, Google nuk u dorëzua dhe bëri presion, dhe tani ne kemi një sistem operativ që është duke e marrë botën shumë shpejtë. Sot, Android mbështet një numër të madh të telefonave të mençur mobil, pa përjashtuar edhe një numër në rritje të kompjuterëve tablet. Android është një platformë e hapur, e cila i jep kompanive dhe zhvilluesve të aplikacioneve lirinë për ta përshtatur këtë sistem operativ, siç ju konvenon atyre.

5. iOS – Apple një herë pati thënë se ata kurrë nuk do të hyjnë në tregun e telefonave mobil. Megjithatë, ja ku jemi, dhe ata kanë krijuar një telefon dhe një sistem operativ që ka krijuar një bazë të madhe të adhuruesve. iOS sot është risi të cilën edhe individët por edhe korporatat botërore e kanë përqafuar. Pengesë e madhe për këtë sistem operativ është fakti se ai është i bllokuar në një telefon të vetëm mobil. Spekulohet se kjo do të ndryshojë shpejt, dhe konsumatorët kudo me padurim presin telefonat që bazohen në iOS, të cilët mund t’i blejnë në çdo dyqan që ata e kanë afër. /Telegrafi/