LAJMI I FUNDIT:

Pse është problem të kujtohen emrat?

Pse është problem të kujtohen emrat?

Të gjithë e keni provuar – keni përjetuar një bisedë të këndshme me dikë që sapo jeni takuar, por papritmas kuptoni se i keni harruar emrin.

Kjo mund t’ju vë edhe në pozitë të keqe, por lajmi i mirë është se ekziston një arsye pse ndodh një gjë e tillë.


Sipas neurologut Dean Buonomano, emrat e njerëzve nuk janë të lehtë për t’u kujtuar, njofton Klan Kosova.

Ai thotë se truri i njeriut është pajisja më e ndërlikuar në universin e njohur. Po ashtu ka vështirësi në kujtimin e llojeve të caktuara të informacioneve, por, duke kujtuar listat e gjata të numrave dhe duke kujtuar emrat e njerëzve është shembull i mirë për ta rifreskuar atë.

Pra, qeniet njerëzore nuk evoluoheshin për të kujtuar emrat e njerëzve. Në të vërtetë akti ose zakonja e dhënies së emrave të njëri-tjetrit është ndoshta relativisht e fundit në historinë evolucionare.

‘’Rezultati i kësaj është për shkak të arkitekturës së trurit dhe se si truri ruan kujtimet. Dhe për shkak se nuk jemi shumë të mirë në memorizimin e pjesëve të informacionit që nuk janë të lidhura me informacione të tjera’’ shprehet profesori neurolog Buonomano, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash mjeku pohon po ashtu se në këtë zakon për moskujtimin e emrave qëndron dhe fenomeni i quajtur paradoksi.

Studimet tregojnë se me të vërtetë njerëzit kanë më shumë gjasa të kujtojnë emrat apo njerëzit në kontekstin e profesionit. Një arsye për këtë është sepse truri ka këtë arkitekturë shoqëruese, ne mësojmë duke bërë shoqëri, duke lidhur gjërat që vërehen ose ndodhin së bashku.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori