LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë si Darvini dhe Dikensi?

Pse duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë si Darvini dhe Dikensi?

Sipas librit të ri të këshilltarit në Luginën e Silikonit, Alex Soojung-Kim Pang, ne duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë në mënyrë që të jemi më efektivë.

Kështu kanë vepruar edhe shkrimtari i famshëm Çarls Dikens dhe biologu gjenial Çarls Darvin.


“Dekada të hulumtimit kanë demonstruar se korrelacioni mes numrit të orëve që punojmë dhe produktivitetit janë të dobëta”, argumenton Pang në librin e tij “Pse ju kryeni më shumë punë kur punoni më pak”.

Darvin besohet të ketë teoretizuar dhe të ketë bërë punime shkencore vetëm 90 minuta në ditë, sipas raporteve të Quartz-it.

Pjesa tjetër e ditës i kalonte duke lexuar, ecur, duke shkruar letra dhe duke fjetur.

Djali i Dikensit njëherë kishte zbuluar se babai i tij kishte punuar nga ora nëntë e paradites e deri në ora dy pasdite, madje me një pauzë dreke, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Por këto dy personalitete nuk janë të vetmet që kanë arritur sukses të madh duke punuar shkurt gjatë ditës.

Edhe Tomas Mann dhe Edna O’Brajen e kishin pasur të njëjtin orar, sipas Pangut.

Ai beson se sasia e kohës që ata ia dedikonin pushimit të qëllimshëm ishte po aq e rëndësishme sa koha që e kalonin duke punuar.

“Kur ne ndalojmë dhe pushojmë si duhet, ne nuk jemi duke e paguar taksën e kreativitetit. Përkundrazi, ne po investojmë në të”.

Sidoqoftë, nuk duket e pranueshme që ky koncept të futet në shumë zyra institucionale, pavarësisht faktit që studimet në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar për dobitë e këtij koncepti për të gjithë të përfshirët në vendin e punës.

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Përkujdesuni për macen e rritur

Përkujdesuni për macen e rritur

Kujdesi për kafshët
Kalo në kategori