0Shares

Nëse dëshironi që fëmija ta ketë më të lehtë në shkollë, sa më parë ta regjistroni në kurse noti, sepse sipas shkencëtarëve kjo u ndihmon fëmijëve në shëndetin fizik dhe sidomos në atë mendor.

Hulumtimi më i ri në Australi vërteton se fëmijët që në moshën e hershme mësojnë të notojnë më shpejtë zhvillohen në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre. Për tri vjet rresht, shkencëtarët kanë anketuar prindërit e më shumë se 7.000 fëmijëve nga mosha pesë vjeçare, e madje edhe më të rinj dhe kanë zbuluar se fëmijët, të cilët në moshë të re e fillojnë notin, ndërlidhen me zhvillimin e shkathtësive të caktuara.

Gjatë kohës parashkollore, fëmijët që merreshin me not trurin e kishin më të zhvilluar, madje ishin më të avancuar edhe në krahasim me fëmijët më të rritur, për shembull më mirë e kishin kuptuar lëndën e matematikës më të mirë ishin si në shkrim po ashtu edhe në lexim. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)