LAJMI I FUNDIT:

Provon për herë të parë pedikyrë me peshq, reagimi tij është i pa pritshëm (Video)

Provon për herë të parë pedikyrë me peshq, reagimi tij është i pa pritshëm (Video)

Në Phuket të Tajlandës është filmuar një turist i paemëruar, teksa bërtiste dhe dridhej derisa po bënte pedikyr me peshq.

Të pranishmit e kanë shikuar me habi dhe kanë qeshur, ndërsa ai nuk mund të durohej që të kryente sesionin që zgjatë pesë minuta, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shfaqet reagimi tij ngaqë nuk mund të duronte peshqit që ia hanin pjesët nga shputa e këmbës.

“Mund ta bëjë këtë”, dëgjohet duke thënë ai disa herë me radhë, por megjithatë nuk durohet.

Madje, njëri prej shokëve ia kapë dorën që t’i japë përkrahje, por ai nxjerrë këmbët dhe i japë fund procesit të pastrimit.

Ky rast është pëlqyer shumë, pasi është postuar në rrjetet sociale dhe ka marrë komente pozitive. /Telegrafi/