LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit e PD-së nisen drejt Tiranës

Protestuesit e PD-së nisen drejt Tiranës

Protestuesit e parë tanimë janë nisur nga qytete të ndryshme drejt Tiranës, ku në ora 12:00 do të mbahet protesta e Partisë Demokratike kundër qeverisë.

Mësohet se rreth tremijë qytetarë nga Fieri janë nisur sot në orën 8:00 drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e PD-së që nis në orën 12:00. Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit. Në automjetet e protestuesve nga Fieri, do të vendoset kamera në çdo automjet në mënyrë që të filmohet çdo debat me policinë gjatë rrugës.

Nga Lezha do të nisen 12 autobusa dhe shumë qytetarë me mjete private. Sipas PD nga ky qytet janë afro 2 mijë persona që do t’i bashkohen protestës. Gjithashtu të tjerë autobusë po nisen nga Shkodra, 3 autobusë nga Gjirokastra, 350 persona janë nisur nga Saranda, rreth 3-4 mijë persona nga Shkodra, rreth 6 mijë persona nga qarku i Dibrës, 500 persona nga Kukësi, 6 autobuzë dhe 50 makina nga Berati.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori