LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS-i

Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS-i

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, të përkrahur nga Federata e Sindikatave të Pavarura “EelektroKosova -FSPE”, sot do të mbajnë një protestë një orëshe para ndërtesës së KEDS-it.

Arsyeja e Protestës është mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Inspektoratit të punës për kthimin e punëtorëve të larguar nga puna.

Gjatë protestës do të bëhen publike edhe shkeljet që i ka bërë KEDS. /Telegrafi/