LAJMI I FUNDIT:

Protesta në natën e dytë, Trump thotë se “mediat po i nxisin”

Protesta në natën e dytë, Trump thotë se “mediat po i nxisin”

Protestuesit marshuan sërish kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump gjithandej SHBA-ve më 10 nëntor, duke nxitur reagimin e tij me cilësimet se janë “profesionistë” dhe “të nxitur nga media”.

Protesta paqësore u zhvilluan në Washington, Baltimore, Philadelphia, New York, Los Angeles, San Francisco, Oakland dhe Portland me veprime të padëgjueshmërisë qytetare.


Një numër në Minneapolis marshuan në autostradë duke bllokuar trafikun për të paktën një orë.

Rreth 600 njerëz marshuan në qendër të Baltimore, disa prej të cilëve bllokuan rrugët duke u ulur. Dy qytetarë janë arrestuar, tha policia.

Në Denver, një turmë prej rreth 3 mijë personash u mblodhën në rrugë.

Rreth 300 qytetarë u mblodhën në qendër të Dallasit ndërkohë që 500 të tjerë dolën në rrugë në Louisville, Kentucky. Një ditë më herët, pesë persona u arrestuan në Universitetin e Kentacky, transmeton Rel.

Disa qindra njerëz vërshuan rrugët më të ngarkuara në Los Angeles, duke shkaktuar radhë disa kilometërshe në trafik. Më shumë se 1 mijë studentë nga San Francisco organizuan një marsh nëpër qytet.

Shumica e protestuesve në Californi po e shtyjnë propozimin për shkëputje nga SHBA-ja, me argumentin se ekonomia e shtetit dhe numri I popullatës është më I madh se sa shumica e shteteve.

Trump është përgjigjur në Twitter me: “Shumë e padrejtë”.

Ndërkohë presidenti i Meksikës tha se ishte optimist se vendi i tij do të ketë marrëdhënie pozitive me SHBA-në, pavarësisht retorikës anti Meksikë të Trumpit gjatë fushatës, bënë të ditur BBC.

Enrique Pena Nieto tha se ai dhe Trump janë pajtuar të takohen, mbase gjatë periudhës transitore përpara inaugurimit të Trump në janar.

Më herët Trump tha se ishte një “nder i madh” që takoi Presidentin Obama për të biseduar për tranzicionin në Shtëpinë e Bardhë.

Obama tha se përparësi e tij është që ta “lehtësojë një tranzicion që siguron se presidenti ynë i zgjedhur është i suksesshëm”.