LAJMI I FUNDIT:

Protesta në 16 qytete të Spanjës

Protesta në 16 qytete të Spanjës

Protesta të mëdha janë mbajtur të dielën në 16 qytete spanjolle për të kundërshtuar planet për privatizimin e pjesshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Mjekët, infermieret dhe punëtorët tjerë të kujdesit shëndetësor marshuan në Madrid dhe Barcelonë, shumica nga ta të veshur me mantela të bardhë.

Kujdesi shëndetësor dhe arsimi administrohen nga 17 rajonet gjysmë-autonome të Spanjës.


Disa rajone të zhytura në borxhe, si Madridi, kanë njoftuar privatizimin e pjesshëm të disa shërbimeve mjekësore.

Qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy ka shkurtuar shpenzimet shëndetësore për shtatë miliardë euro në vit, si pjesë e një fushate për të ruajtur rreth 150 miliardë euro deri në 2014. /Telegrafi/