LAJMI I FUNDIT:

I propozoi martesë, derisa ajo qëndronte me kokë poshtë duke aplikuar joga (Video)

I propozoi martesë, derisa ajo qëndronte me kokë poshtë duke aplikuar joga (Video)

Alec Horan i ka propozuar martesë Steph Gardner, derisa bënin ushtrime joga në një plazh të Havait, gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Burri 25-vjeçar, ia ka dalë ta kthente partneren një vit më të re me kokë poshtë dhe më pas e ka nxjerrë unazën e fejesës, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë, ajo nuk e ka humbur balancën dhe ka qëndruar si duhet, ndërsa është afruar për ta përqafuar.

“Ka dy vjet që jemi së bashku dhe të dy e duam shumë jogën. E planifikova këtë udhëtim për dy muaj dhe më vjen mirë që ia dola të filmojë”, ka thënë Horan lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet çifti nga Shtetet e Bashkuara në lëvizjet që janë të pamundura për ata që nuk ushtrojnë.

“Nuk më befasoi kur e vuri kamerën, sepse ne shpesh filmojmë vetën duke ushtruar. Jam shumë e befasuar, por edhe e lumtur”, ka thënë Gardner pasi pranoi propozimin. /Telegrafi/