Portal që i dedikohet zhvillimeve në kontinentin e Afrikës, Howafrica.com, ka publikuar një listë të vendeve më të varfra të Evropës. Artikulli që është një propagandë, mban titullin: “Zbulohet! 10 shtetet më të varfra në Evropë, shumica e shteteve afrikane janë më të pasura se ato”!
“Shtetet evropiane kanë hyrë në recesionin e parë zyrtar në tremujorin e tretë të vitit 2008 dhe disa prej tyre kanë përjetuar goditje të rënda negative”, shkruan portal, që sjell listën e shteteve me GDP-në më të vogël për kokë banorë, sipas tyre të bazuar me vlerën dollarit në treg, prodhimin e brendshëm bruto ose vlerën totale të tregut të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ekonomitë vendore gjatë vitit të kaluar (përkitazi me çdo person në shtet), transmeton Telegrafi.
Portali në tekst pasqyron shtetet që sipas tyre janë aq të varfra, sa që shumica e shteteve të Afrikës janë më të pasura se ato. Madje, këtë artikull e ilustrojnë me foto që për ta pasqyrojnë këtë realiet (fotoja kryesore e artikullit ishte ajo “nga” Shqipëria).
Por, duhet cekur se GDP për kokë banori në shumicën e shteteve afrikane është megjithatë më e vogël se në këto 10 shtetet më të varfra të Evropës.
Sidoqoftë, po ua sjellim listën e këtij portali me përshkrimet e tyre, si dhe të dhënat reale për këto shtete.
10. RUMANIA (18,635 DOLLARË)
Pothuajse 44 për qind e popullsisë së Rumanisë jeton në zonat rurale. Varfëria në këto zona është shumë e madhe.
9. RUSIA (18,408 DOLLARË)
Rusia vuan nga pabarazia e lartë në shpërndarjen e pasurisë. Një pjesë e gëzojnë luksin, ndërsa pjesa më e madhe vuan nga varfëria.
8. KROACIA (18,213 DOLLARË)
Përqindja e popullsisë së varfër në Kroaci është vazhdimisht në rritje.
7. BJELLORUSIA (15,633 DOLLARË)
Shkalla e varfërisë në Bjellorusi ka rënë, por para tyre është një rrugë e gjatë.
6. BULLGARIA (14,870 DOLLARË)
Bullgaria nuk është e varfër veç për standardet e BE-së, por edhe të Ballkanit, transmeton Telegrafi.
5. MALI I ZI (11,800 DOLLARË)
Ekonomia malazeze kryesisht funksionon sipas parimi të shërbimit. Sidoqoftë, popullsia nën linjën e varfërisë që ishte 12.2 për qind më 2003 ka shkuar në 6.6 më 2010.
4. SERBIA (11,553 DOLLARË)
Infrastruktura e keqe dhe korrupsioni kanë sjell varfërinë në Serbi. Mbi 1.3 milionë serbë janë të varfër dhe mezi mbijetojnë.
3. MAQEDONIA (10,718 DOLLARË)
Varfëria rurale shqetëson Maqedoninë, duke ndikuar negativisht në progresin e saj ekonomik. Zonat rurale të kësaj ish-republike jugosllave janë vendi i dy të tretave të popullsisë së varfër.
2. SHQIPËRIA (9,903 DOLLARË)
Infrastruktura e vjetër dhe e papërshtatshme ndikon në ambientin e keq biznesor të Shqipërisë dhe dështimin në tërheqjen e investitorëve të huaj.
1. BOSNJA DHE HERCEGOVINA (8,590 DOLLARË)
Varfëria në Bosnje dhe Hercegovinë është e madhe në krahasim me të gjitha shtetet.
Por, në fakt, sipas të dhënave të Bankës Botërore realiteti me GDP-në për kokë banori është ndryshe, si më poshtë:
Rumania – 22,124 dollarë
Rusia – 24,451 dollarë
Kroacia – 22,514 dollarë
Bjellorusia – 17,740 dollarë
Bullgaria – 18,248 dollarë
Mali i Zi – 16,050 dollarë
Serbia – 14,111 dollarë
Maqedonia – 14,076 dollarë
Shqipëria – 11,479 dollarë
Bosnje dhe Hercegovina – 10,851 dollarë
Ndërkaq, po sipas të dhënave të Bankës Botërore, realiteti për Kosovën (që portali nuk e njeh si shtet), është: 9,733.9 dollarë – standard jo i lartë (në raport me ilustrimin e dytë më poshtë për shtetet më të pasura të botës), po prapë më lartë se shumica e shteteve të Afrikës (ilustrimi i mëposhtëm). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia