LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Kelmendit

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Kelmendit

Një Prokuror i EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nisur hetimet ndaj Naser Kelmendit.

Misioni evropian ka bërë të ditur për “Express” se hetimet po zhvillohen për të njëjtat vepra që Kelmendi dyshohet se i ka kryer në Bosnjë. Por EULEX nuk ka sqaruar nëse procesi gjyqësor eventual ndaj tij mund të zhvillohet në Kosovë.

“Express” ka pyetur EULEX-in nëse misioni evropian mund të procedojë edhe me procesin gjyqësor ndaj Kelmendit, brenda territorit të Kosovës nëse do të ketë aktakuzë ndaj tij.


Por për këtë nuk ka pasur përgjigje.

“Një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka nisur një hetim lidhur me rastin e Kelmendit në bazë të njëjtave vepra për të cilat ai qe akuzuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Për këtë rast do të caktohet një prokuror vendas i PSRK’ së që t’i kryej hetimet në një ekip të përbashkët me një prokuror të EULEX-it”, ishte përgjigja e Krasniqit.

Ai tha se Sarajeva nuk ka dorëzuar ende dosjen me provat materiale kundër Kelmendit.

Ndërsa bëri të ditur se rasti “Kelmendi” është në juridiksion ekskluziv të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Meqë i dyshuari është duke u hetuar, mes tjerash, edhe për krim të organizuar”, thuhet në përgjigjen zëdhënësit të EULEX-it.
EULEX ka përsëritur se nuk mund të kryejë ekstradimin e Kelmendit në Bosnjë, meqë misioni punon në bazë të ligjeve të Kosovës, por mund ta lehtësojë komunikimin mes dy shteteve.

“Stafi i EULEX-it në Ministrinë e Drejtësisë mund t’i lehtësojnë kontaktet ndërmjet aktorëve përkatës”, ka thënë Krasniqi.
Ekstradimi i Kelmendit për në Bosnjë dhe Hercegovinë është paraqitur si problem meqë ky shtet nuk e njeh Kosovën dhe si pasojë nuk ka as marrëveshje ndërkombëtare për ekstradim me të.

Ekspertë të drejtësisë, ekstradimin eventual të Kelmendit për në shtetin që nuk e njeh Kosovën, e kanë cilësuar si shkelje të rëndë kushtetuese dhe ligjore.

Naser Kelmendi është arrestuare javën e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fletarrestimi të lëshuar nga Interpol. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori