LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në pritje të rezultateve të autopsisë së Astrit Deharit

Prokuroria në pritje të rezultateve të autopsisë së Astrit Deharit
-->

Rezultatet e raportit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike, kurse prokuroria, e cila po merret me zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Deharit, është në pritje të këtyre rezultateve.

Kryeprokurori, Sylë Hoxha, ka thënë se janë duke i pritur rezultatet nga ana e Mjekësisë ligjore.

Hoxha është shprehur se prokuroria është në fazën e hetimeve për mbledhjen e provave për hartimin e shkresës së lëndës për rastin Dehari.

“Ende nuk i kemi rezultatet e autopsisë. Ne jemi duke punuar dhe duke u marrë me veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Ne po presim kur të na informojnë Mjekësia Ligjore për raportin e autopsisë. Për momentin jemi duke i mbledhur provat të cilat na duhen për shkresat e lëndës”, ka thënë Hoxha, për Gazetën Express.

Ndërkohë që autopsia e trupit të pa jetë të Astrit Deharit është bërë të hënën e kaluar, dy ditë pasi Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në paraburgim, ku ndodhej prej 67 ditësh nën dyshimin se kishte kryer sulm me zollë mbi Kuvendin e Kosovës.

E gjatë ditës së sotme pjesëtarë të shoqërisë civile, aktivistë e përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur protestë duke kërkuar hetim të pavarur për rastin Dehari.

Ndërkaq askush deri më tash s’ka dhënë dorëheqje apo suspenduar pse një anëtar i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës vdiq në burg.

Vetëvendosje e ka bërë fajtor Shtetin e Kosovës dhe kanë konstatuar se Dehari ishte vrarë. Mirëpo, Prokuroria dhe as Mjekësia Ligjore ende nuk e kanë dhënë versionin e tyre bazuar në gjetjet e deritashme.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit

Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit

Lajme
Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Lajme
Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Lajme
Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Lajme
Kalo në kategori