LAJMI I FUNDIT:

Me projektin “Mësojmë sipërmarrësi” deri më tani 72 mësimdhënës të trajnuar

Me projektin “Mësojmë sipërmarrësi” deri më tani 72 mësimdhënës të trajnuar

Rritje e cilësisë së mësimit për sipërmarrësinë në arsimin profesional është qëllimi i projektit rajonal “Mësojmë sipërmarrësi”, i cili nga shtatori i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2017 zbatohet në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Deri më tani në Maqedoni janë trajnuar 72, ndërsa në vijim është trajnimi i edhe 27 mësimdhënësve. Në konferencën përfundimtare të projektit sot pati fjalim ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, ambasadorja austriake Renate Kobler dhe drejtoresha e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Ajshe Selmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bartës kryesor i projektit rajonal është KulturKontakt nga Austria, ndërsa partnerë nacionalë në zbatimin e projektit në Maqedoni ishin Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Qendra për arsim profesional dhe trajnim, Qendra e vullnetarëve Shkup dhe të gjitha shkollat të cilat janë përfshirë në projekt. Në kuadër të projektit, KulturKontakt duke punuar me ekspertët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova ka zhvilluar programe të reja për trajnimin e mësimdhënësve dhe metodologjive të reja inovative, qasje dhe materiale për ligjëratë dhe mësim të sipërmarrësisë në shkolla. Është përpunuar manual, i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa përveç kësaj ka edhe CD.


Ministri Lutfiu theksoi se arsimi sipërmarrës është midis prioriteteve të MASH-it dhe shtoi se është i nevojshëm zhvillim i frymës sipërmarrëse te të rinjtë. “Zhvillimi i sipërmarrësisë rezulton me rritjen e kreativitetit, inovacionit dhe zhvillimit të prodhimeve dhe shërbimeve të reja të cilat nxitin rritje të konkurrencës dhe ndryshimeve strukturore në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Lutfiu.

Përparimi i arsimit sipërmarrës në Maqedoni, siç tha, nuk do të ishte i suksesshëm nëse nuk do të ekzistonte vullneti për bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje te mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Ambasadorja Kobler theksoi se ky është edhe një shembull i bashkëpunimit midis Austrisë dhe Maqedonisë në arsim. Sipas saj, nxënësit të cilët kanë njohuri për sipërmarrësi kanë mundësi më të mëdha për punësim, njofton AIM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori