Projekti me i madh i turizmit në rajonin e Pejës, Qendra Turistike dhe Rekreative “BOREA”, e ka kaluar edhe një fazë tjetër të rëndësishme drejt realizimit të saj.
Pas 10 ditëve që kanë kaluar për parashtrimin e Ankesave, konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, si operatori fitues për ndërtimin e projektit, pritet që të nënshkruaj një marrëveshje me Komunën e Pejës për kohën dhe procedurën se si do të kryhen punët.
Telegrafi merr vesh se Komuna e Pejës, i ka dërguar një letër kompanisë fituese, të cilën e njofton se brenda 21 ditëve duhet t’i plotësojnë kriteret të cilat parashihen me ligjin e Partneritetit Publiko-Privat.
Aty parashihet që brenda këtyre ditëve të bëhet negocimi i kushteve që janë paraparë në draft kontratën.
Operatori e ka obligim që ta hap një kompani të veçantë, e cila d t’i përgjigjet autoritetit kontraktues (Komunës së Pejës), me qëllim që mos t’i ikë përgjegjësisë juridike.
Ndryshe, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin pati thënë se ëndrra e kamotshme e qytetarëve të Pejës, po bëhet realitet, duke shtuar se “ka qenë një dëshirë e madhe e gjeneratave të mëhershme që të realizohet ky atraksion turistik”.
“Falë rrethanave që kane qenë atëbotë nuk është ekzekutuar, ndonëse i posedon shtigjet më të mira të skijimit”, ka thënë ai.
Më tutje i pari i Pejës, ka thënë se efektet ekonomike që do t’i prodhojë BOREA, do të jenë të shumë anshme.
“Ne kemi bërë studimin e fizibilitetit, master planin, besojmë se do te jetë një qendër që do të ndikoj në hapjen e vendeve të punës, në zhvillimin e bujqësisë, turizmit, hotelerisë dhe fushave tjera”, ka theksuar Muhaxheri.
Sipas tij, ndërtimi i projektit duhet të zgjasë nga 20 deri në 24 muaj, ku njëra prej kritereve ka qenë koha e ndërtimit të Qendrës.
“Investimi do të jetë 54 milionë euro, dhe do të ndërtohet në dy vite. Në vitin e parë do të ndërtohet teleferiku me 68 kabina dhe një skilift. Derisa, vitin tjetër shtohen edhe dy skilifta, ku kapaciteti i plotë do të jetë 20 kilometra shtigje të skijimit, që i përmbushin të gjitha kriteret që i kërkojnë skiatorët”, ka shtuar Muhaxheri.
Ajo që e bën unike BOREA-n, sipas të parit të Pejës, është se është qendra e vetme – jo vetëm në rajon, por edhe ne Evropë – që është kaq afër një qendre të madhe urbane, “dhe mundësia që brenda një kohë të shkurtër të arrihet prej lartësisë mbidetare 500 deri në 2400 metra”.
“Mendoj se kjo Qendër do të ndikoj drejtpërdrejt në turizëm dhe hotelieri. Ndikimi do të jetë edhe në bujqësi, dhe do të ketë njerëz që do të punësohen në menaxhimin e kësaj qendre. Fuqia më e lirë punëtore do të ndikoj që të punësohen me shumë njerëz. BOREA do të jetë disponim të qytetarëve për katër stinë. Nga studimi i fizibilitetit është paraparë që brenda vitit 240 mijë vizitorë ta vizitojnë qytetin. Por, besojmë se do të kalohet kjo shifër, dhe projekti do t’i ndihmojë edhe pjesëve tjera në zhvillimin e turizmit. Do të ndikoj në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës, ne qytet brenda dhe në komunat afër”, ka shtuar Muhaxheri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBANA’S, restauranti i Arbana Osmanit arrin në HyperActive në Prishtinë
Popeyes® vjen në Kosovë
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
"Holiday In 2” zhytu në jetën bregdetare me apartamentin tuaj të ëndrrave në plazh
Çmimet më të mira për Ramazan në Emona Center
Kosova do të bëhet me impiant fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW, Murati: Projekti më i madh në rajon i këtij lloji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood