LAJMI I FUNDIT:

Projekti “Bëje vetë” për adhuruesit e vërtetë të librit – afër kokës (krevatit të gjumit), që do t’ju çojë në një botë të re

Projekti “Bëje vetë” për adhuruesit e vërtetë të librit – afër kokës (krevatit të gjumit), që do t’ju çojë në një botë të re

Për të filluar këtë projekt do t’ju duhen shumë libra (rreth tridhjetë), mirëpo për të kursyer, më së miri është të kërkoni në antikuariume dhe në tregje plaçkash.

Librat do të duhej të kenë lidhje të fortë dhe të madhësisë së ngjashme në mënyrë që të lehtësoni punën, transmeton Telegrafi.


Bashkë me këtë, do t’ju duhet edhe një copë druri të madhësisë të cilën dëshironi ta ndërtoni në murin afër kokës, gozhda dhe shirit ngjitës.

Kur të matni madhësinë, mos harroni të lini 1 cm nga secila anë ku përfundon krevati, kështu arrini iluzionin sikur librat qëndrojnë pezull mbi kokë.

Gjithashtu, shënoni lartësinë e krevatit që të dini ku të filloni me vendosjen e librave.

Me rastin e vendosjes së librave llogarisni që ato në mes duhet të jenë të madhësisë së njëjtë, derisa ato në pjesën e sipërme dhe të poshtme mund të jenë të madhësive të ndryshme.

Librat forconi me gozhda të vogla dhe lini disa faqe para tyre për t’i mbuluar gozhdët.

Puna e fundit që duhet ta bëni është t’i ngjitni faqet njëra pas tjetrës në mënyrë që të krijoni iluzionin që libri vetë qëndron hapur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori