LAJMI I FUNDIT:

Projektet me të cilat njihet Stavileci gjatë mandatit në krye të MZHE-së

Projektet me të cilat njihet Stavileci gjatë mandatit në krye të MZHE-së

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka qenë një ndër të paktë ministra të suksesshëm në Qeverinë Mustafa.

Këto janë 10 faktet që tregojnë se Stavileci ishte i suksesshëm.

1. Ligji për Trepçën. “Me ligjin për Trepçën i kemi hapur një derë dhe mendoj që tash me strategji dhe me një model të përcaktuar dhe të elaboruar me kujdes, “Trepçën” e pret një e ardhme më e mirë, mirëpo jo pa rreziqe”, kishte deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci muaj më parë.

2. Konferenca e Teknologjisë Informative KOSICT për të pestin vit me radhë kishte mbledhur në Prishtinë përfaqësues të teknologjisë dhe biznesit, të cilët për dy ditë do të vënë në qendër të vëmendjes këtë sektor. Konferenca ishte zhvilluar nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa marrin pjesë rreth 50 folës dhe mbi 1 mijë pjesëmarrës. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se ajo që duhet bërë duke e parë ekonominë dhe nevojat e sektorit privat dhe disponueshmërinë e resurseve njerëzore që është kapitali më i madh, është fokusimi në transformimin digjital të gjithë sektorëve të ekonomisë, ku fjalën kryesore e ka teknologjia e informacionit.

3. Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Bankës Botërore kanë marrë pjesë në ndarjen e certifikatave për 99 pjesëmarrëse, të cilat kanë përfunduar me sukses trajnimin të kuadër të Pilot Projektit ËOË (Gratë në Punë Online). Ministri Blerand Stavileci me këtë rast vlerësoi lartë Pilot Projektin ËOË duke theksuar se kjo është një ndër iniciativat më të qëlluara në këtë sektor, që ka për qëllim punësimin e grave në TIK, e që njëherit shkon në linjë me synimin që këtë fushë ta vënë në prioritet.

4. Sindikalistët vlerësojnë kontributin e ministrit Stavileci për Ligjin për Trepçën. Sindikalistët falënderuar ministrin Stavileci për angazhimin e tij në finalizimin e Ligjit për Trepçën, duke vlerësuar atë si mënyra e vetme që garanton zhvillimin e Trepçës.

5. Fabrika e ujit në Shkabaj projekti më i rëndësishëm në sektorin e ujërave. Sa i përket investimeve në sektorin e ujërave edhe të ngrohjes, sipas Stavilecit, kjo fabrikë do të jetë njeri nga modelet sikur që është sot Termokosi për koogjenerim, ndërsa nga ky projekt do të përfitojnë Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica, dhe do të ketë edhe një varg përfitimesh tjera indirekte që do të sjellë.

6. Për 40% të popullatës po garantohet furnizimi afatgjatë me ujë. “Energjia dhe uji janë dy burimet më vitale për të ardhmen e vendit tonë. Këtë muaj po bëjmë zgjidhjet afatgjate për këto dy komponentë jetike të zhvillimit ekonomik.

7. Parku teknologjik do t’i japë shtytje zhvillimit të TIK. Me këtë rast Ministri Stavileci ka bërë të ditur se MZHE do të ofrojë asistencë teknike për ta funksionalizuar sa më parë Inkubatorin Teknologjik në Bërnicë.

8. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit/OST të Republikës së Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

9. Oda Federale Ekonomike e Austrisë mbështet zhvillimin e TIK në Kosovë

10. Në vazhdën e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka investuar mbi 60 mijë euro në implementimin e këtyre masave në SHFMU “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës, me çka përmirësohen dukshëm kushtet e punës për nxënësit dhe stafin mësimdhënës të saj.

11. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka shoqëruar delegacionin e drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore në vizitën që ata i bënë jave me parë termocentraleve “Kosova A”, “Kosova B”, Mihjen e Sibovcit dhe hapësirën ku është planifikuar ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”. Gjatë vizitës së TC-ve dhe mihjes, delegacioni i Bankës Botërore është njoftuar për së afërmi me gjendjen aktuale të kapaciteteve gjeneruese të energjisë, operimin e tyre dhe punën që është duke u bërë për të mbajtur ato në operim. /GazetaPrishtina/Telegrafi/