LAJMI I FUNDIT:

Profili i Hugh Jackman: Teknologu që u bë aktor i famshëm (Video)

Profili i Hugh Jackman: Teknologu që u bë aktor i famshëm (Video)

I lindur më 12 tetor 1968 në Australi, Hugh Jackman filloi karrierën e tij si aktor duke u paraqitur në disa muzikale të Melbournit, e më pastaj fitoi edhe Tony Award për rolin si Peter Allen në “The Boy from Oz”.

Ka fituar çmime internacionale për rolet e tij heroike, por gjithashtu ishte zgjedhur në vitin 2008, mashkulli më seksi nga revista People. Më i riu nga pesë fëmijët, Jackman ishte 8 vjeçar, kur nëna  e braktisi familjen dhe më pastaj u rritën nga babai. Ai ndoqi studimet në fushën e teknologjisë në Sidni të Australisë.


Pas paraqitjes në shfaqjet muzikale, ai filloi të merr oferta për role të ndryshme internacionale si në Curly in Oklahoma dhe Carousel. Për audiencën e gjërë, Hugh Jackman njihet për rolet e tij si Wolverine në filmin X-Men, Swordfish, Kate dhe Leopold dhe Van Helsing.

Aktori australian, Hugh Jackman, është nderuar me një çmim për vepër jetësore në festivalin spanjoll të filmit në San Sebastian. ‘Donostia’ emërtimi basik i qytetit San Sebastian, ndahet që nga viti 1986 dhe u dedikohet personaliteteve të mëdha të filmit si njohje të punës dhe karrierës së tyre.

Hugh Jackman është i veçantë në llojin e tij si një artist me shumë talente dhe fansa nga e gjithë bota. Ai mund t’i bëjë të gjitha dhe këtë e dëshmon në secilin projekt që merr pjesë.

Në dy vite, Jackman ka kryer pesë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e tij, për shkak të kancerit të lëkurës. Ai e kuptoi këtë nga grimerja e cila vërejti se diçka nuk është në rregull me pjesën e tij të lëkurës në faqe dhe hundë.

Të gjitha lajmet rreth Hugh Jackmanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Hugh Jackmanit

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, ai vazhdimisht bën thirrje që të përdoret krema e cila mbron lëkurën ndaj ekspozimit në diell, pasi sipas tij, këtu qëndron edhe rreziku më i madh nga kjo.

Hugh Jackman është përballur me një sfidë më të madhe sesa ato që zakonisht ka për ekranet televizive. Në internet janë publikuar xhirime që tregojnë yllin e Hollywoodit teksa kthen në breg një notar, para se të shpëtonte djalin e tij 15 vjeçar nga dallgët e rrëmbyeshme.

Për më tepër detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori