LAJMI I FUNDIT:

Profesori Kraki: Nëse rasti Haradinaj varet nga Franca do të ketë drejtësi

Profesori Kraki: Nëse rasti Haradinaj varet nga Franca do të ketë drejtësi

Dosja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë qe disa muaj me një urdhër-arrest të Serbisë është e rëndë për një gjykatë lokale si ajo e Colmar. Kështu ka pohuar ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki.

“Besoj që nëse kjo çështje varet vetëm nga Franca, do të ketë drejtësi. Nuk kisha predispozita të dyshoj në një rast të montuar. Tash me këto shtyrjet dhe rishtyrjet është ajo që sistemi i drejtësisë në Francë merr kohë”, ka pohuar Kraki në Info Magazine.


“Lidhjet Serbi – Francë kanë ekzistuar prej Luftës së Parë Botërore deri tek lufta e Kosovës dhe Bosnjes, ku konfirmua ndarja i miqësisë së popullit francez me atë serb”, ka deklaruar ai.

Sipas Krakit, Serbia e ka vonuar procesin duke e dërguar edhe pjesë shtesë për dosjen dhe të gjitha këto për t’u përkthyer dhe interpretuar, çka merr kohë.

“Kjo kohëzgjatje kuptohet se i duhet një Gjykate lokale për një dosje kaq komplekse”, ka përfunduar Kraki. /Klan Kosova/