Kosova po merr pjesë në Javën e Gjelbër Ndërkombëtare në Berlin të Gjermanisë. Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, së bashku me 83 ministra të tjerë të Bujqësisë dhe Ushqimit nga shumica e shteteve të botës, dje morën pjesë në hapjen e kësaj ngjarje promovuese, e cila vlerësohet të jetë më e madhja në botë për sa i përket promovimit të ushqimit.
Në kuadër të kësaj jave, ushqimi dhe produktet kosovare po prezantohen edhe në panairin më të madh botëror për ushqim, bujqësi e kopshtari dhe përmes një restauranti kosovar, të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me lëngje kosovare, birrën “Peja”, me verëra dhe produkte të tjera, vizitorëve po ju shërbehet edhe ushqim kosovar.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se përpos ekspozimit të prodhimeve kosovare dhe prezantimit të kulturës dhe traditës së ushqimit, Ministria e Bujqësisë ka përgatitur edhe materiale të ndryshme reklamuese, përmes të cilave po synojnë të rrisin publicitetin e produkteve kosovare në Gjermani. “Ky është një prej panaireve më të rëndësishëm që organizohet për bujqësinë dhe ushqimin në botë. Vitin e kaluar kemi qenë vetëm vizitorë dhe i patëm parashtruar vetes si qëllim që sivjet t’i kemi edhe ne prodhimet tona dhe në të njëjtën kohë, vizitorëve po ju ofrojmë edhe mundësi të tjera për të njohur më shumë Kosovën, jo vetëm për sa i përket prodhimit, por edhe traditës dhe kulturës sonë. Pra, është hera e parë që Kosova ka një pavijon të tillë, i cili po shërben si portë e madhe për mijëra vizitorë, që të njihen me Kosovën. Gjithashtu, enkas për këtë ngjarje ne kemi përgatitur edhe një libër fotografish, ku janë të përmbledhura fotografitë më të mira të bukurive tona natyrore dhe këto po shërbejnë edhe si një element shtesë për vizitorët”, tha ministri Stavileci.
Pavijoni kosovar i ushqimit sot ishte përzgjedhur të vizitohet edhe nga ministrja federale e Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, Ilse Aigner dhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, të cilët u ndan shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit të servuar kosovar. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, panairin e ka vizituar edhe kancerja gjermane, Angelina Merkel.
Produktet e tyre ushqimore në një hapësirë prej 115000 m2 janë duke i ekspozuar rreth 70 shtete, me gjithsej 1630 ekspozues. Ndërsa, numri i vizitorëve të cilët pritet ta frekuentojnë këtë panair deri më 27 janar, sillet në rreth 400 mijë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj