LAJMI I FUNDIT:

Trumpi s’është i çmendur, është produkt i sistemit të lig që shpërblen të keqin: Shefi arrogant që e kemi njohur më parë!

Trumpi s’është i çmendur, është produkt i sistemit të lig që shpërblen të keqin: Shefi arrogant që e kemi njohur më parë!
epa05287600 Businessman and Republican presidential candidate Donald Trump gestures as he speaks at a campaign rally at the Century Center in South Bend, Indiana, USA, 02 May 2016. Indiana voters go to the polls for the winner take all Indiana primary election on 03 May. EPA/TANNEN MAURY

Phil McDuff, gazetar i ditores britanike The Guardian, e ndërlidh sistemin global në të cilën jetojmë me perceptimin për presidentin amerikan Donald Trump si një përzgjedhje e rastësishme e një kandidati të papërshtatshëm për president. Sipas tij, për mijëra vjet ndodh të shpërblehen me privilegje burrat për sjellje të vrazhda, ndërsa Trumpi është mishërim i këtij lloji të njeriut. Shefat e këqij janë kudo dhe rrallë janë të çmendur. Ata janë rezultat i sistemit që vazhdimisht i zgjedh ata për shkak të cilësive të tyre të këqija. Telegrafi më poshtë ju sjell pjesë të shkrimit të tij.

Të gjithë kemi një apo 10 rrëfime për “shefin e tmerrshëm”. Rrëfimi im më i “mirë” ka ndodhur para disa vitesh në qytetin Erbil në Irak (para se të shfaqej ISIS-i), kur si ekip shumë i vogël me katër njerëz, punuam në xhirimin e një filmi të pavarur kurd. Regjisori ynë ishte kombinim unik i arrogancës dhe injorancës ekstreme. Na jepte udhëzime gjysmake dhe kishte kërkesa të pakuptimta, ndërsa e organizonte keq punën në ato kushte edhe ashtu shumë të vështira. E, nëse pyetej për diçka, ai reagonte dhe përgjigjej në mënyrë noshalante. Këto gjëra na hutonin dhe na çrregulluan tërësisht.

Meqë Trumpi po bëhet “zot dhe sundues” në krye të Shteteve të Bashkuara, çdo herë e më shumë duan ta quajnë të “çmendur”. Në të gjitha mediat mund të dëgjoni psikiatra lokalë që e cilësojnë si përjashtim të neveritshëm, të çmendur dhe të paekuilibruar deri në rrezikshmëri. Por, kjo nuk do të thotë shumë. Nuk e mohoj se fenomeni Trump është shumë më i keq se çdo gjë që ka goditur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk është diçka e panjohur. As çmenduri.

Ne të gjithë e njohim nga një “Trump”. Ne kemi punuar për të, e kemi shërbyer në restorant, jemi ballafaquar me të në qendër thirrjesh. Ai është shefi që ju thërret gjysmë në pesë në të premten, që nuk ua paguan punën jashtë orarit dhe që i merr të gjitha meritat e juaja. Ai është myshteriu që nuk ua jep bakshishin, sepse nuk keni buzëqeshur kur do ai. E, nëse mund ta shmang pagimin e projekteve të kontraktuara, këtë gjithmonë do ta bëjë, transmeton Telegrafi.

Profesori Allen Frances i cili e definoi çrregullimin narcisoid, ka thënë se edhe nëse Trumpi është tmerrësisht i tillë, ai nuk vuan nga simptomat e sëmundjes mendore, porse u shkakton vuajtje të tjerëve e për këtë shpërblehet me bollëk. Në të vërtetë, ajo që e dallon Trumpin nga personat e ngjashëm nuk është sjellja, por niveli me të cilin u ngrit për shkak të vetëlavdërimit, arrogancës dhe mungesës së dhembshurisë, si një karakter nga filmat e vizatuar.

Këto karakteristika, me vetëbesim të tepruar, me zë të çjerrët dhe shtrëngim të fortë duarsh, shpesh zëvendësohen me karakteristika të “udhëheqësit të vlefshëm e të aftë”, sidomos në aktivitete të menaxhimit dhe angazhimet sipërmarrëse. Ky lloj i personit përreth vetes mbledh njerëzit me karakteristikat e ngjashme duke forcuar më shumë kultin e tyre të vetëpromovimit, pa marrë parasysh se në punë arrijnë rezultate mesatare.

Ky është një sistem që zbatohet me mijëra vjet e që përfshin agresivitetin, lakminë seksuale dhe dominimin ndaj grave dhe mizogjinisë.

E, si atëherë mund të jesh “i çmendur” në formën që inkurajon dhe shpërblen? Pse mbetjet si Donald Trump, Nigel Farage (populisti britanik) dhe të tjerët do të silleshin ndryshe kur emërohen në poste dhe pafundësisht lartësohen në media?

Suksesi i tyre nuk është çmenduri e as rastësi, por rezultat i sistemit të lig të rrënjosur thellë në të kuptuarit tonë të botës, diçka që është shumë e vështirë për ta pranuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori