LAJMI I FUNDIT:

Procesorët e rinj të Samsung në veturat e reja të Audi

Procesorët e rinj të Samsung në veturat e reja të Audi
-->

Samsung Electronics dhe Audi kanë njoftuar se procesorët Exynos do të fuqizojnë sistemin e ri automatik të veturave të Audi.

Ky hap do të vijë si pjesë e programit të Audi “Progressive SemiConductor” që ka filluar misionin në 2010 me qëllim të sjelljes së teknologjisë së fundit në veturat e kompanisë.

Çipat Exynos do të mund të punojnë në katër ekrane të ndryshme në veturë, në të njejtën kohë, dhe mund të punojnë me sisteme të ndryshme operative. Ende nuk dihet se kur këta procesorë do të jenë pjesë e veturave.

Në CES 2016, Audi ka shfaqur konceptin e pjesës së enterierit të veturës A8, që do të përdor ekrane OLED të ndërtuar nga Samsung.

Sipas spekulimeve, Samsung tashmë ka kontraktuar kompaninë Harman e cila do të furnizoj sistemin e teknologjisë që do të punoj brenda veturave Audi.