Pas vendimit të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, procesi i Ndërmjetësimit është një hap më afër vet qëndrueshmërisë, duke sjell ndryshime pozitive për sistemin gjyqësor në Kosovë.
Kryesuesi Idrizi, ka kërkuar nga kryetarët e gjykatave themelore të caktojnë përgjegjësinë e referimit të rasteve në ndërmjetësim tek personeli ekzistues i Gjykatës.
Kjo është masë e përkohshme derisa të kalojë Ligji i ri për Ndërmjetësim dhe zyrtarët formalë të ndërmjetësimit të jenë të angazhuar me përgjegjësinë e punimit me gjyqtarët, palët dhe ndërmjetësuesit për të koordinuar referimin dhe seancat e ndërmjetësimit.
Edhe pse sektori i drejtësisë ka më së shumti vështirësi, vendime si ky po sjellin ndryshime pozitive.
Sidoqoftë, përdorimi i procesit të ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është praktikë relativisht e re në Kosovë.
Procesi i ndërmjetësimit u bë funksional nga viti 2008 dhe rregullohet nga Ligji për Ndërmjetësim i cili aktualisht ka nevojë për ndryshime. Ndërmjetësimi është proces më pak formal në të cilin palët zgjedhin një, ose më shumë persona neutral për t’i ndihmuar ata në arritjen e një zgjidhje të kënaqshme reciprokisht të mosmarrëveshjeve të tyre.
Një dallim thelbësor midis procedimeve gjyqësore dhe ndërmjetësimit është që ndërmjetësuesi nuk merr vendim, por lehtëson komunikimin mes palëve në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje në bazë të interesave të tyre.
Duke qenë se procesi i ndërmjetësimit është proces relativisht i ri, përdorimi i tij nga ana e qytetarëve është në shkallë të ulët. “Prandaj, vendimi i kryesuesit Idrizi, do të ngrit kapacitetin dhe efikasitetin e gjykatave si dhe përdorimin e ndërmjetësimit nga qytetarët si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Për më tepër, grumbullimi i lëndëve nëpër gjykata cilësohet si një nga problemet kryesore të sistemit gjyqësor në Kosovë. Rritja e përdorimit të ndërmjetësimit tek qytetarët do të sjell zgjidhje më të shpejt të rasteve dhe do të kontribuoj në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara”, thuhet në njoftim.
Deri tani, ndërmjetësimi në Kosovë ka funksionuar përmes donatorëve dhe palëve të interesuara, megjithatë me mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ndërmjetësimi është një hap më afër vet qëndrueshmërisë.
Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) ka mbështetur tre (3) qendra të ndërmjetësimit, si dhe ka mbështetur gjykatat në referimin e rasteve të ndërmjetësimit. Megjithatë, qëllimi është që të transferohen kompetencat e Menaxherit të Qendrës së Ndërmjetësimit të financuar nga donatorët tek personeli i gjykatës.
Për këtë arsye, stafi i Programit të USAID-it, CLE do të trajnoj personelin e caktuar në gjykata dhe kjo do t’ju shërbejë për të përmirësuar vetë qëndrueshmërinë përmes gjykatave dhe reduktimin e varësisë së donatorëve për ndërmjetësim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK
Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes