LAJMI I FUNDIT:

Procedura të pamjaftueshme të arbitrazhit për shkak të shprehive dhe mosdijes

Procedura të pamjaftueshme të arbitrazhit për shkak të shprehive dhe mosdijes

Shprehitë dhe mosdija, përkatësisht informimi i pamjaftueshëm, janë shkaqet kyçe për të cilat në Maqedoni ende është shumë i vogël numri i kontesteve që zgjidhen me arbitrazh.

Ashtu siç tha sot në konferencën për shtyp kryetari i Gjykatës së përhershme të arbitrazhit – Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Goran Rafajlovski, nga gjithsej 10 konteste vitin e kaluar, janë zgjidhur tetë, ndërsa dy janë në procedurë, transmeon TV 21.


Gjykata e zgjedhur e përhershme, theksoi Rafajlovski, ka kapacitet në vit të zgjidhë rreth 10 për qind të numrit të tërësishëm të rasteve në gjyqësi ose 60-70 nëse janë gjithsej 700.

Sipas tij, arbitrazhi si mënyrë alternative e gjykimit është jashtëzakonisht profesional, i pavarur dhe punon vetëm në favor të ekonomistëve. Për kompanitë do të thotë siguri më e madhe në punë, besim në sistem dhe ligje.

Gjykata e zgjedhur e përhershme, paralajmëroi Rafajlovski, përgatit seancë arbitrazhe, tërësisht të pajisur, sipas të gjitha standarteve.

“Shkojmë përpara dhe kemi mundësi të madhe të arrijmë më shumë. Presim gjatë mandatit tonë, me kryesinë e re, në pesë vitet e ardhshme të vijmë deri në zgjidhjen e 70 rasteve në vit ose 10 për qind nga numri i tërësishëm në gjyqësi”, shtoi Rafajlovski.

Duke u kthyer në gjendjen në rajon, tha se vendet fqinje nuk janë shumë më të mira se ne. Në mënyrë drastike përparon Rumania me nga rreth 1.600 raste në vit dhe ku procedurat janë pothuajse të reduktuara gjysmë-gjysmë me gjyqësinë.

Rafajlovski përfundoi se është i domosdoshëm promovim më i madh i arbitrazhit në vend, informim dhe edukim, veçanërisht mes ekonomistëve, sepse me të kryesisht zgjidhen kontestet e detyrueshme tregtare.

Në 30 vitet e fundit prej se ekziston arbitrazhi te ne, janë zgjidhur më shumë se 150 lëndë. Megjithatë, nuk ka kundërshtime në raport të mënyrës së zgjidhjes, ndërsa shumë pak janë edhe kundërshtimet në raport të formës. /Telegrafi/