0Shares

Gjatë treningut nuk dukeni bash shkëlqyeshëm – jeni të djersitur, të skuqur në fytyrë – kjo është normale. Mirëpo, ekziston edhe një problem për të cilin nuk flitet.

Njerëzit nuk dëshirojnë të flasin për të, mirëpo shumicës u ndodh që rastësisht të urinojnë gjatë ushtrimeve – dhe kjo ndodh më shpesh seç mendoni, transmeton Telegrafi.

“Njëra ndër tri femrat ballafaqohet me këtë problem në ndonjë periudhë të jetës së vet”, thotë dr. Jessica Shepherd, transmeton Telegrafi.

Kjo quhet stres inkontinencioni dhe u ndodh shpesh femrave të cilat kanë lindur, mirëpo është gabim të mendohet që nuk mund t’u ndodhë edhe atyre të cilat nuk kanë lindur fëmijë”.

Stres inkontinencioni, përkatësisht urinimi kundër dëshirës, mund të ndodh gjatë ushtrimeve, por edhe në çastin e teshtitjes, qeshjes, madje nuk është e thënë as të jenë e nxitur nga çfarëdo aktiviteti.

Ky problem më së shpeshti shfaqet gjatë treningut me intensitet të lartë.

Çka mund të bëni që të pengoni këtë fenomen? Forconi abdomenin dhe muskujt e komblikut.

Po ju japin disa ushtrime të cilat mund t’i bëni për t’i forcuar këta muskuj:

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)